Lajme të mira për Mourinhon, Spinazzola pranë rikthimit me ekipin

Dëmtimi i Leonardo Spinazzolas duket se po i vjen fundi. Mourinho mund të buzëqeshë sërish, pasi mbrojtësi është në fazat e fundit të rikuperimit. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë doktori i tij, Lasse Lempainen. Kirurgu finlandez dha një intervistë për Corriere dello Sport ku konfirmoi se dëmtimi i mbrojtësit është lënë pas dhe tani është në fazat e fundit.

“Të gjithë jemi shumë të kënaqur, nuk ka komplikime. Asnjëherë në karrierën time nuk kam takuar një atlet kaq të vendosur. Në këto ditë kemi hartuar një tabelë që do të përdoret nga Spina për të kaluar në fazën e dytë, riaktivizimin”.

KOHA E KTHIMIT- “Ne nuk mund të tregojmë një datë të saktë për një dëmtim kaq të rëndë. Por protokolli për këputjen e tendinës që mban peshën e plotë të trupit është të paktën gjashtë muaj. Në janar do të kthehem në Romë, ose ndoshta ai do të vijë këtu për kontrollin e fundit. Në atë pikë, nëse gjithçka vazhdon të shkojë mirë, ne mund të kalojmë në fazën konkurruese. Që do të thotë të stërvitesh me ekipin dhe më pas të futesh ngadalë në lojë”. /oversport.tv