Lajme të mira për Napolin, rikuperohen dy lojtarë për sfidën ndaj Interit

Puna e mirë e Luciano Spalletit dhe stafit të tij me Napolin ka bërë që në ekipin e tij të mos ketë shumë dëmtime. Megjithatë, kanë qenë dy lojtarë që e kanë shqetësuar më shumë teknikun italian.

Kostas Manolas dhe Kevin Malcuit nuk kanë qenë të disponueshëm për ekipin për shumicën e këtij sezoni. Ata kanë bërë një punë të personalizuar përgjatë javëve që kemi lënë pas, por Corriere dello Sport ka lajme të mira për tifozët e Napolit.

Ata mund të jenë të gatshëm që në sfidën e radhës kundër Interit. Të dy duken shumë pranë rikuperimit dhe shanset që ata të jenë të paktën në stol në sfidën e së dielës janë të larta. Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u parë përgjatë javës e cila lidhet gjithashtu edhe me vullnetin e trajnerit për të rrezikuar me lojtarët. /oversport.tv