Lajme të mira për Piolin, mbrojtësi i dëmtuar kthehet në ndeshjen e ardhshme

Dëmtimi i Davide Calabria nuk duket të jetë aq i rëndë sa u parashikua në fillim. Mbrojtësi i Milanit shqetësoi jo pak ambientin “kuqezi” pas lajmit se ai pësoi një tërheqje muskulare në grumbullimin me Kombëtaren italiane.

Për këtë aryse, Calabria e la më shpejtë kombëtaren dhe u kthye në Milanello për të bërë ekzaminimet e detajuara mbi dëmtimin. Por ajo që raporton “Sky Sport” ka qetësuar disi trajnerin Pioli dhe tifozët milanistë.

Sipas “Sky Sport”, dëmtimi i Calabria nuk është aq i rëndë sa u mendua në fillim dhe mund të kthehet në fushën e lojës që në ndeshjen e fundjavës mes Milanit dhe Hellas Verona. Kështu, Pioli mund të buzëqeshë përsëri duke parë se nuk do të duhet të privohet nga shërbimet e italianit. /oversport.tv