Lajme të mira për Sarrin, Adam Marusic shërohet nga Covid

Lazio dhe Maurizio Sarri mund të buzëqeshin. Në prag të sfidës kundër Udineses, mbrojtësi i krahut Adam Marusic ka rezultuar negativ në testet e kryera për Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate në profilin e saj. Kështu, Maurizio Sarri e ka grumbulluar atë për sfidën e nesërme.

Gjatë konferencës për shtyp të Sarrit, ai tha se mundësia që Marusic të luaj nesër është shumë e ulët. “Ka kaluar më shumë kohë duke bërë analiza se sa duke u stërvitur”, tha ndër të tjera Sarri. Megjithatë, mbrojtësi pritet të jetë në stol. /oversport.tv