Lajme shumë të mira vijnë në kampin e Barcelonës, që sapo ka mbërritur në Riyad, ku të mërkurën do të luajë gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Realit të Madridit.
Në dispozicion të trajnerit Xavi do të rikthehen Ferran Torres dhe Pedri, pasi të dy lojtarët kanë rezultuar negativë në testimet e fundit dhe janë shëruar nga coronavirusi.
Klubi njofton se dy lojtarët do të bashkohen me skuadrën në Arabinë Saudite në orët në vazhdim dhe se autoritetet kompetente janë njoftuar për këtë situatë. / Oversport.tv
MEDICAL ANNOUNCEMENTS
▶️ Players @FerranTorres20 and @Pedri have tested negative for Covid-19 in PCRs and can rejoin the rest of the team in Riyadh. The club has informed the corresponding authorities. pic.twitter.com/RBbZx15RrK
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 10, 2022