Lajme të mira tek Interi, mbrojtësi konfirmon se po punon për të rinovuar kontratën

Mbrojtja e Interit është një ekuacion që ende nuk është zgjidhur nga Beppe Marotta dhe Piero Ausilio, por e sigurt është se dyshja drejtuese e zikaltërve po punon për të vendosur rregull sa më parë. Largimi i Milan Skriniar në fundin e sezonit ka prishur rendin  në shtëpinë e Interit dhe i vetmi që mund të konsiderohet si i sigurt është Alessandro Bastoni, kontrata e të cilit skadon në vitin 2024.

Mbrojtësi tjetër Francesco Acrebi ende nuk është blerë përfundimisht nga Interi, ndërsa kontrata e Stefan De Vrij skadon në fundin e këtij sezoni. Puna e Marottës dhe Piero Ausilions nis pikërisht nga mbrojtësi holandez me të cilin kanë nisur diskutimet për të rinovuar kontratën.

Ka qenë vetë Stefan De Vrij që ka konfirmuar se palët janë në diskutime për të zgjatur kontratën gjatë një interviste për Sky Sport. “Ne jemi duke folur për rinovimin. Kemi marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin dhe kjo është padyshim diçka pozitive”, u shpreh Stefan De Vrij. /oversport.tv