Jose Mourinho do të duhet të bëjë pa Lorenzo Pellegrinin në sfidën kundër Bodo/Glimt. Kapiteni i Romës nuk ishte plotësisht në formë që në ndeshjen kundër Milanit, dhe problemi u acarua në ndeshjen e fundit.
Sipas asaj që raporton Sky Sports Italia, mesfushori ka një dhimbje në gjurin e tij të majtë. Lojtari ka disa kohë me këtë shqetësim dhe Mourinho ka vendosur mos ta rrezikojë kundër Bodo/Glimt.
Megjithatë, ndeshja e të enjtes nuk është frika e vetme për Mourinhon. Ekipi i tij do të udhëtojë në Venezia të dielën dhe gjendja e Pellegrinit ende nuk dihet saktësisht. Sipas mediave italiane, ai mund ta humbasë edhe atë sfidë, duke i shtuar më shumë dhimbjen e kokës portugezit. /oversport.tv