Lakers humbje historike kundër Denver, Harden merr Brooklyn për dore

Los Angels Laker kanë pësuar humbjen e tyre më të rëndë në histori përballë Denver pasi u mposhtën në transfertë me rezultatin 133-96. Venadsit u udhëhoqen nga një Jokic fantastik i cili realizoi triple double me 17 pikë të shënuara, 13 asist dhe 12 rebound. Ndërkohë që Hyland shënoi më shumë pikë në këtë ndeshje (27 pikë), dy më shumë se ylli i Lakers, LeBron James.

Harden ka marrë për dore Brooklyn Nets pasi ka mposhtur me rezultatin 120-105 New Orleans Pelicans. Numri 13 i ekipit shënoi më shumë pikë se kushdo tjetër në këtë takim, 27. Vëtëm dy rebounde e ndanë atë nga një “triple double”, pasi regjistroi 8 rebound dhe 15 asist.

Giannis nuk ka mjaftuar për Milwaukee Bucks që janë mposhtur në shtëpi nga Toronto Raptors 103-96. 30 pikë për grekun që u përpoq deri në fund të ndeshjes, por nuk ia doli dot të përmbyste gjithçka. “Triple double” për Siakam që shënoi 30 pikë, po aq sa greku, por gjithashtu edhe 10 asist dhe 10 rebound.

Humbja e tretë radhazi për Chicago Bull që këtë herë kanë rënë në Boston kundër Boston Celtics. Vetëm dy pikë diferenca në fundin e takimit (114-112), ndërkohë që pavarësisht humbjes, Vucevic dhe DeRozan shkëlqyen duke shënuar më shumë pikë se kushdo tjetër. 50 pikë të mbledhura së bashku për yjet e Bulls.

Në ndeshje të tjera, fitore kanë arritur edhe San Antonio Spurs ndaj Los Angeles Clipper (101-94) dhe Cleveland Cavaliers ndaj Oklahoma City Thunder me rezultatin 107-102.

Washington Wizards janë mposhtur në shtëpi nga Portland Trail Blazers me rezultatin 115-110, njësoj si Miami Heat kundër Philadelphia 76ers me rezultatin 109-98. /oversport.tv