Lakers më në fund gjen fitoren, “të frikshme” Charlotte dhe Golden State

Brooklyn pëson humbjen e dytë në tre ndeshje të zhvilluara në NBA, pasi mposhtet 111-95 në “Barclays Center” nga Charlotte, pavarësisht 38 pikëve të shënuar nga Durant.

Hornets koleksionojnë fitoren e tretë në po aq ndeshje të luajtura, njësoj si Golden State, që mposht 119-107 Sacramenton, me një Curry që shënon 27 pikë. Lakers-at reagojnë dhe mposhtin 121-118 Memphis, ndonëse Ja Morant shënon 40 pikë. Fitojnë edhe Boston, Philadelphia dhe Orlando.

BROOKLYN NETS-CHARLOTTE HORNETS 95-111

Charlotte është një nga skuadrat surprizë të këtyre ndeshjeve të para të NBA. Hornets fiton ndeshjen e tretë radhazi, duke mposhtur Brooklyn 111-95 në debutimin në shtëpi në “Barclays Center”.

Nets-at kryesojnë në pushim të ndeshjes, por më pas bien dhe miqtë përfitojnë. Të udhëhequr nga Bridges (32 pikë) dhe LaMelo Ball (18 pikë) përmbysin gjithçka në fund.

Kevin Durant, ndonëse shënon 38 pikë, nuk i jep dot suksesin skuadrës së tij. Charlotte ngjitet në krye të renditjes së Konferencës së Lindjes, duke arritur vetëm fitore, ashtu si Chicago në këtë fillim sezoni.

SACRAMENTO KINGS-GOLDEN STATE WARRIORS 107-119

Edhe Golden State ka arritur 3 fitore në po aq ndeshje të luajtura. Në Sacramento zhvillohet një ndeshje e ekuilibruar, që vendoset vetëm në periodën e fundit. Steph Curry udhëheq Warriors drejt suksesit përfundimtar 119-107. Numri 30 i Golden State shënon 27 pikë dhe bëhet lojtari i parë i Warriors që shënon 5000 pikë në karrierë.

LOS ANGELES LAKERS-MEMPHIS GRIZZLIES 121-118

Me shumë vuajtje, por më në fund vjen fitorja e parë në kampionat për Lakers-at e LeBron James, që nuk është protagonisti kryesor në ndeshjen e madhe të zhvilluar në “Staples Center”.

Janë Carmelo Anthony dhe Ja Morant ata që japin spektakël. Me 40 pikët e shënuara 22-vjeccari mban në lojë Memphisin deri në minutat e fundit, por nuk arrin të evitojë humbjen. Anthony realizon 22 pikë për Lakers, ndërsa Davis 22. LeBron James shënon vetëm 19 pikë, në një natë që nuk ishte nata e tij.

HOUSTON ROCKETS-BOSTON CELTICS 97-107

OKLAHOMA CITY THUNDER-PHILADELPHIA 76ERS 103-115

NEW YORK KNICKS-ORLANDO MAGIC 104-110