LaLiga / Nuk ka fitues derbi i Madridit, feston Barcelona

Nuk ka fitues derbi i Madridit mes Realit dhe Atleticos, pasi sfida e “Bernabeut” përfundon në barazim 1-1. Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, janë “colchoneros” ata që zhbllokojnë derbin me Gimenez në minutën e 78-të ndonëse, Correa kishte marrë karton të kuq 15 minuta më parë dhe miqtë luanin me 10 vetë.

Reali nuk dorëzohet dhe 5 minuta para përfundimit të kohës së rregullt arrin të barazojë shifrat me Rodriguez. Pavarësisht përpjekjeve, vendasit nuk arrijnë që të ndryshojnë fatin e kësaj ndeshjeje dhe derbi i Madridit mbyllet në barazim 1-1.

Me këtë rezultat Reali nuk arrin që të shkurtojë diferencën me kryesuesit e Barcelonës dhe mbetet në -7 pikë, ndërsa Atletico mbetet në vendin e katërt në kuotën e 42 pikëve. / Oversport.tv