LaLiga: Real Madrid bie kundër Espanyolit, Keidi Bare protagonist

Espanyol thyen skuadrën e Real Madrid me rezultatin e ngushtë 2-1 dhe i gëzohet fitores së dytë sezonale. Në fushë nga fillimi ishte edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare, i cili asistoi në golin e dytë të skuadrës së tij.

Katalanasit shënuan që në fillim me anë të de Tomas, i cili nuk fali brenda zone dhe e devijoi topin në rrjetë. Festë tek Espanyol, ndërkohë që normalisht topin e zotëron Reali që mundohet të barazojë.

Shënjestra e tyre nuk ishte e duhura, pavarësisht se tentuan disa herë për të gjetur portën. Pas një ore lojë Vidal “vallëzon” në fushë dhe i shënon Realit një gol që me siguri e ka tërbuar trajnerin Ancelotti.

Karim Benzema u kundërpërgjigj dhe e hapi ndeshjen, ndërsa më pas një eurogol i Hazard nuk ishte i vlefshëm për pozicion jashtë loje. Reali u përpoq shumë që të shmangte humbjen, por nuk ia doli dot dhe tani rrezikon të humbë vendin e parë duke pasur parasysh se Sevilla ka dy ndeshje më pak.

LALIGA – JAVA
Espanyol-Real Madrid 2-1
Shënues:
de Tomas 17’, Vidal 60’ / Benzema 71’