Më në fund! Getafe i shënon golin e parë skuadrës së Atletico Madrid, por në fund mposhtet 1-2 me përmbysje. Goli i Stefan Mitrovic, i shënuar në fundin e pjesës së parë, do të futet në histori, por nuk është se ka ndonjë vlerë për sot.
GET 0-0 ATM (35’) – Parcial goleador en los últimos 19 partidos oficiales entre ambos equipos: Atleti 34-0 Getafe.
📝 Si, has leído bien, el Getafe lleva 19 partidos seguidos -todos los de la era Simeone- sin hacerle un solo gol al Atlético de Madrid.
— MisterChip (Alexis) (@2010MisterChip) September 21, 2021
Atletico Madrid e dominoi ndeshjen, edhe pse pësoi e para. Sulmet e tyre të njëpasnjëshme u shpërblyen në minutën e 78-të, kur Luis Suarez iu vodh mjaft mirë mbrojtësve të Getafe dhe me një goditje brenda zone e çoi topin në rrjetë.
Uruguaiani tregoi edhe një herë tjetër nuhatjen në minutën e parë shtesë, teksa me kokë shtangu Getafen (0 pikë në 6 javë kampionat) dhe i dha fitoren skuadrës së Atletico Madrid, që merr kreun për momentin dhe pret që të luajë Real Madrid.
LALIGA – JAVA 6
Getafe-Atletico Madrid 1-2
Shënues: Mitrovic 45’/ Suarez 78’, 91’
/ oversport.tv