Lampard dhe Rooney mes kandidatëve për të marrë drejtimin e Evertonit

Evertoni është në kërkim të një trajneri, për të plotësuar vendin e lënë bosh në stol pas largimit të Rafa Benitez, që u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta.

Sipas asaj që shkruan “Telegraph”, janë shtuar kontaktet me Wayne Rooney dhe Frank Lampard, madje pritet që drejtuesit e klubit të kenë biseda kokë më kokë me dy teknikët.

Për Rooney do të ishte një rikthim në skuadrën në të cilën u formua si futbollist. Aktualisht ish-sulmuesi është trajner i Derby County, ndërsa Lampard është akoma pa skuadër, pas shkarkimit nga Chelsea një vit më parë. / Oversport.tv