Lampard në lojë, do tentojë Armando Brojën dhe talentin tjetër të Chelsea

Legjenda e Chelsea, Frank Lampard, pasi siguroi qëndrimin në Premier League në krye të skuadrës së Everton, po mendon për sezonin e ardhshëm futbollistik.

Mediat në Britaninë e Madhe raportojnë se vetë Lampard do të flasë me drejtuesit e Chelsea për dy nga lojtarët e spikatur në huazim.

Njëri është sulmuesi Armando Broja, kurse tjetri mesfushori Gallagher. Trajneri Thomas Tuchel ka deklaruar se dëshiron t’i ketë në fazë të dy lojtarët dhe më pas do të vendosë.

Broja, duke parë që rivalë ka Lukaku e Havertz, mendohet se ka më pak shanse të qëndrojë te Chelsea, kurse Gallagher që spikati te Crystal Palace mund të veshë fanellën blu për sezonin e ardhshëm.

Gjithsesi është herët për të dalë në përfundime. Muaji qershor do të zbulojë më shumë dhe ofertat për Brojën në Premier League, por edhe në Serie A, janë të shumta. / oversport.tv