Lamtumira e një legjende: Federer njofton tërheqjen nga tenisi profesionist

Roger Federer ka njoftuar tërheqjen nga tenisi. Zvicerani, që mbushi 41 vjeç në gusht, e ka bërë publik lajmin përmes një letre të publikuar dhe lexuar në rrjetet e tij sociale.

Federer, fitues i 20 Grand Slame-ve në karrierë dhe një ikonë e tenisit në dy dekadat e fundit, do të zhvillojë turneun e tij të fundit zyrtar në Londër, ku do të zhvillohet Kupa Laver në datat 23-25 shtator.

“Mes shumë dhuratave që më ka bërë tenisi padyshim që më e madhja është mundësia për të njohur shumë njerëz gjatë karrierës sime. Miqtë e mi, kundërshtarët dhe më të rëndësishmit, tifozët që i japin kuptim sportit.

Sot dua të ndaj me ju disa lajme. Siç e dini, në tre vitet e fundit kam vuajtur nga shumë dëmtime dhe operacione. Kam punuar shumë për tu rikthyer në formën më të mirë. Por njoh edhe limitet dhe kapacitetet e trupit tim dhe mesazhi i tij është i qartë.

Jam 41 vjeç. Kam luajtur më shumë se 1500 ndeshje në 24 vite karrierë. Tenisi më ka trajtuar më mirë se ç’mund ta mendoja, por tashmë ka ardhur momenti që të them mjaft dhe të mbyll karrierën time si profesionist”, shkruan Federer. / Oversport.tv

Foto: Roger Federer Twitter