Lamtumirë Giampiero Galeazzi, ndahet nga jeta legjenda e komentit italian

Është ndarë nga jeta gazetari i famshëm sportiv italian, Giampiero Galeazzi. Ai ka humbur jetën në moshën 75-vjeçare, pas një karriere të gjatë në media. Galeazzi vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh.

Ai ishte një komentator sportiv në Rai dhe ka komentuar vazhdimisht ndeshjet kyçe të kombëtares italiane. I lindur në Romë, ai njihej edhe me pseudonimin Bisteccone.

Ai ka qenë gjithashtu një sportist profesionist në kanotazh ku ka fituar edhe kampionatin italian në vitin 1967. Kështu, bota e sportit dhe e medias i ka dhënë lamtumirën Galeazzit në moshën 75-vjeçare. /oversport.tv