Lamtumirë “ketchup” e majonezë, Antonio Conte tërbohet me futbollistët

Antonio Conte nuk është nga ata trajnerë që toleron shumë. Te Tottenham me siguri e kanë ditur më parë.

Ata që kanë pasur dyshime e kanë marrë përgjigjen me vendimin e fundit që ka marrë në skuadrën londineze.

Daily Mail shkruan se trajneri italian ka vendosur që t’u ndalojë futbollistëve që të konsumojnë majonezë dhe “ketchup” gjatë vakteve.

Conte i ka akuzuar futbollistët e tij për mbipeshë për shkak të dietës ushqimore. Masa e parë u mor dhe tani duhet pritur çfarë ndikimi do të ketë. / oversport.tv