Lamtumirë “San Siro”! Fiton projekti i Populous, Milano me stadium të ri

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Milani dhe Interi do të kenë një stadium të ri ku do të zhvillojnë ndeshjet e tyre duke nisur që nga viti 2027.

Impianti i Milanos do të jetë ai i projektuar nga studioja Populous, që më shumë njihet si “Katedralja”, inspiruar nga Duomo dhe Galleria Vittorio Emanuele II.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Ky projekt kishte disa muaj që ishte në avantazh ndaj projektit “Anelli” të Manica-Sportium. Në orët në vijim, ose të paktën para Krishtlindjeve do të vijë edhe lajmi zyrtar.

Studio Populous ka projektuar më shumë se 1000 stadiume, mes të cilëve “Wembley” i ri dhe stadiumi i ri i Tottenhamit. Tashmë mbetet për tu mësuar se çfarë do të bëhet me “San Siron”. Ekziston mundësia që të shkatërrohet pas Lojrave Olimpike dimërore të vitit 2026, pasi ceremonia hapëse e këtij eventi do të zhvillohet aty. / Oversport.tv