Lapo Elkan: Chiesa një “xhevahir”, si italian i kërkoj falje Koulibaly

Në eventin e organizuar për prezantimin e logos së re të FIGC (Federatës Italiane të Futbollit), Lapo Elkan ka folur për Juventusin e tij, për koret raciste kundër Koulibaly dhe për skuadrën kombëtare të Italisë.

“Ajo që vlerësoj tek ky Juventus është fakti, që pas një nisje të vështirë Allegri së bashku me skuadrën reaguan duke dalë nga kjo situatë. Uroj që të vazhdojnë me rezultatet pozitive dhë të bëjnë akoma më mirë.

Ronaldon e kam mik dhe kam shumë respekt për të. Jam mërzitur pak për largimin, por marrëdhënia jonë nuk ka ndryshuar. I uroj që të bëjë sa më shumë gola me Manchesterin, por nëse luan kundër Juventusit të mos shënojë.

Chiesa? Po tregon dita ditës sa i fortë që është. Nëse vazhdon kështu nuk do të ketë limite për të. Është një kampion si i ati, madje do ia kalojë atij. Për ne është një xhevahir”, ka thënë Lapo Elkan për Juventusin.

Në lidhje me koret raciste kundër Koulibaly, ai i ka idetë e qarta: “Të gjithë duhet të respektohen. E përqafoj Koulibaly, për mua pas Juventusit vjen Napoli.

Ajo që i ndodhi atij, është një tup i madh. Koulibaly është një lojtar i madh, që meriton respekt. Më vjen keq dhe i kërkoj falje në emër të italianëve, që ë ofenduan, sepse si italian më vjen turp për atë që ndodhi”.

Në fund një vlerësim për kombëtaren italiane: “Pas Europianit, objektivi është të fitojë Botërorin. Spanja ka një skuadër shumë të mirë, por shpresoj që të fitojmë”, ka përfunduar Lapo Elkan, pinjolli i familjes Agnelli. /Oversport.tv