Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka ndërhyrë në emisioni “Onze” në Esport 3, duke folur edhe për shitjen e Antoine Griezmann.
“Të gjithë e dimë se cfarë tip lojtari është, por mendoj se nuk ishte i duhuri për systemin tonë të lojës, megjithëse sjellja e tij ka qënë gjithmonë shumë e mirë.
Një gjë është e sigurtë, ai nuk ishte lojtari për të cilin kishim nëvojë”-ka deklaruar numri një i klubit blaugrana, në lidhje me transferimin e sulmuesit francez tek rivalët e Atleticos së madridit në ditën e fundit të merkatos.
Pavarësisht të gjithave, Laporta vlerëson profesionalizmin e sulmuesit: “Ka shënuar gola me fanellën e Barcelonës dhe ka qënë një nga lojtarët më të rëndësishëm me kontribut në Kupën që fituam. Është e qartë se mund të kishte dhënë më shumë, por u gjend në kushte të vështira”-ka përfunduar presidenti i gjigandëve spanjoll./Oversport.tv