Laporta konfirmon gjithçka: Aubameyang do të prezantohet në fundjavë

Fundjava do të jetë edhe koha kur Pierre-Emerick Aubameyang do të prezantohet si lojtari më i ri i Barcelonës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i ekipit Joan Laporta.

Ai foli gjatë konferencës për shtyp të mbledhur për të ilustruar rezultatet e hetimit në të cilën po tentohet të zbardhet parregullsitë e shfaqura në drejtimin e Jose Maria Bartomeu. Laporta njoftoi blerjen e Pierre-Emerick Aubameyang, i cili ka nënshkruar me Barcelonën, por ende pa u zyrtarizuar nga klubi.

“Me një përpjekje titanike ne kemi arritur të forcojmë ekipin në tregun e transferimeve të dimrit. Aubameyang do të prezantohet, shpresojmë, në fundjavë. Ne po punojmë për t’u sjellë gëzim tifozëve të Barcelonës”, tha ai gjatë konferencës. /oversport.tv