Sezonin e kaluar, Barcelona bëri një kampionat fantastik duke u shpallur kampionë të Spanjës. Padyshim që një meritë të madhe për këtë triumf meriton dhe trajneri i ekipit, Xavi Hernandez.
Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, presidenti i katalanasve Joan Laporta ka folur për sa i përket një rinovimi të mundshëm të Xavit. “Kur do të rinovojë ai? Kur ta kemi bërë skuadrën ashtu siç dëshiron Xavi dhe kur klubi ta konsiderojë kohën ideale.
Do të bëhet, por në kohën e duhur. Ne do të duhet të shohim se çfarë ‘fair-play’ kemi sepse edhe Xavi varet, por ju mund të jeni të sigurt sepse ai dhe stafi i tij e kanë të garantuar rinovimin.” – u shpreh Laporta. /oversport.tv