Laporta: Për momentin Koeman është trajneri ynë dhe ne jemi me të

Dje Ronald Koeman u paraqitën në sallën e konferencave dhe pasi lexoi një komunikatë u largua pa dëgjuar asnjë pyetje nga gazetarët. Një iniciativë personale, konfirmon presidenti i Barcelonës, Joan Laporta i intervistuar nga “El Chiringuito”.

“Në minutën e fundit zbuluam qëllimet e tij. Është i detyruar të paraqitet në konferencën për shtyp, por vendos vetë nëse duhet t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve. E respektoj vendimin e trajnerit, por ne e morëm vesh pak minuta më parë se të ndodhte, ashtu si kapiteni i skuadrës”-ka deklaruar presidenti i Bracelonës.

I pyetur për të ardhmen e teknikut Laporta ka thënë: “Fati i trajnerit varet nga rezultatet dhe loja. Tek Barcelona nuk kanë rëndësi vetëm rezultatet. Ronald e di dhe do të sillet si profesionist dhe do të provojë të fitojë me çdo kunsht ndeshjen e radhës.

Do të jetë një Barcelonë e motivuar. Koeman vazhdon me ne, sepse është trajneri ynë dhe ka një kontratë. Çfarë do të vendosim më vonë do të jetë për të mirën e Barçës. Aktualisht ai është trajneri i Barcelonës dhe ne jemi me të”-ka përfunduar Laporta. /Oversport.tv