Laporta tenton t’i prishë punë Realit për Mbappe, Barça e ka një plan

Barcelona është e interesuar për shërbimet e Kylian Mbappe. Katalanasit janë të gatshëm të garojnë me rivalët e përjetshëm të Real Madrid për të rrëmbyer sulmuesin francez, i cili në përfundim të këtij sezoni del lojtar i lirë.

Mbappe nuk u largua nga Parisi verën e kaluar, pavarësisht kërkesës së tij për të ndryshuar klub dhe ofertave të refuzuara të klubit madrilen nga drejtori sportiv i PSG-së Leonardo.

Sipas mediave në Spanjë dhe veçanërisht “AS”, mësohet se presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka siguruar një buxhet prej 76 milionë dollarësh për të tentuar një lëvizje të bujshme që në merkaton e dimrit.

Emri i kampionit të botës është në listën e tij të dëshirave për të përforcuar skuadrën. Real Madrid është më i avantazhuar për shkak të dëshirës së lojtarit për të veshur fanellën e bardhë.

Megjithatë, katalanasit do tentojnë të bindin 22-vjeçarin për ta transferuar në Camp Nou dhe me gjasë në dimër do të kemi një tjetër merkato të nxehtë ku priten dhe surpriza./ oversport.tv