Laporte mund të largohet nga Manchester City, por Guardiola ka një kusht

El Nacional ka sjellë të reja për sa i përket merkatos te Manchester City. Prestigjiozja spanjolle ka raportuar se trajneri i “qytetarëve” Pep Guardiola është i gatshëm të heqë dorë nga shërbimet e Aymeric Laporte, por vetëm me një kusht.

Ai u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se në vendin e tij nuk kërkon një mbrojtës tjetër, por një mesfushor. Bëhet fjalë për holandezin e Barcelonës, Frenkie de Jong.

Nga ana tjetër, Barcelona po mendon ta shesë holandezin për të grumbulluar para për merkaton. De Jong nuk shihet si një lojtar i pashitshëm dhe përballë një oferte të  mirë, katalanasit mund të heqin dorë prej shërbimeve të tij. /oversport.tv