Lara Kolturi shkëlqen sërish, renditet e 17-ta në Botërorin e skive

Skiatorja kuqezi Lara Kolturi regjistron një tjetër kohë mjaft të mirë dhe një ndalesë të rëndësishme në botërorin që po zhvillohet. Skiatorja shqiptare regjistroi kohën e 17-të në Kronplatz. Një ndalesë e Kupës së Botës jashtëzakonisht shumë e mirë e skiatores kuqezi, e cila merr dy herë radhazi këtë vend të 17-të në Dolomite.

Ndalesa e radhës është në etapën që do të zhvillohet në Çeki më 28-29 janar në Sllallom e cila zhvillohet në Çeki. Do të jetë një tjetër mundësi për skiatoren kuqezi për të treguar vlerat e saj, ku pas një medaljeje të artë në kompeticionin për të rinj, arrin rezultate të rëndësishme edhe në kupën e Botës.

Me këto ndalesa në vend të 17-të, Lara Kolturi konsolidon veten në vend të 30-të në renditjen botërore për klasifikimin e përgjithshëm të vitit 2023.

Nga ndalesa e fundit, Lara Kolturi ka arritur të ngjitet me 13 pozicione në renditjen e përgjithshme, çka tregon një formë momentale mjaft të mirë në këtë kompeticion.