Largim dhe në nivel drejtuesish, Kukësi mbyll bashkëpunimin me shefin e klubit

Jo vetëm futbollistë, nga Kukësi ka largime edhe në nivel drejtuesish. Nga klubi verilindor është larguar edhe shefi i klubit, Jonuz Hallaçi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi verilindor me anë të një postimi në rrjetet sociale. Në të klubi njofton ndërprerrjen e bashkëpunimit duke e falenderuar më pas për kontributin e dhënë.

“Shefi i Klubit Jonuz Hallaçi ka mbyllur bashkëpunimin me ekipin e Kukësit!

Klubi e falenderon për kontributin e dhënë”, shkruhej në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale nga klubi i Kukësit.