Largim surprizë nga Monza, Andrea Ranocchia prish kontratën

Një largim surprizë ka ardhur nga klubi i Monzës ditën e sotme. Andrea Ranocchia nuk do të jetë më një lojtar i Monzës në vazhdimin e këtij sezoni.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale. Në të thuhej se klubi dhe Ranocchia kanë zgjidhur në mënyrë konsensuale kontratën e tyre.

Ranocchia u transferua gjatë kësaj vere nga skuadra e Interit te Monza, por aventura e tij ka zgjatur vetë pak muaj. Në startin e këtij sezoni mbrojtësi italian pësoi një dëmtim të rëndë që do ta mbajë larg fushave për një kohë të gjatë. /oversport.tv

Foto: AC Monza, Twitter