Largimet nga Milani, Andrea Conti i pari me “valixhet” në duar

Milani në janar pritet të bëjë pak lëvizje. Me interes janë edhe ato në dalje, për shkak të bilanceve.

Andrea Conti, i cili këtë sezon ka qenë në 10 ndeshje në stol dhe nuk ka luajtur asnjë duel në Serie A, mund të largohet në janar.

Gazetari Nicolo Schira shkruan se Genoa dhe Sampdoria po e monitorojë, por nuk përjashtohet dhe mundësia e një kalimi jashtë Italisë. Madje pritet edhe një ofertë. / oversport.tv