Largimi i Lewandowski? Bayerni kërkon ta zëvendësojë me Lukakun

E ardhmja e Robert Lewandowskit mbetet ende e fshehtë. Në ditët në vijim, Bayern Munich do të takohet me agjentin e polakut, Pini Zahavi, të cilit do t’i ofrojë rinovim deri në vitin 2024 në të njëjtat shifra me kontratën aktuale, e cila skadon në vitin 2023.

Nëse klubi gjerman nuk gjen marrëveshje me agjentin, atëherë Lewandowski mund të përfundojë në merkato, me bavarezët që do të kërkojnë për të 60 milionë euro.

Lajmi bëhet i ditur nga prestigjiozja franceze, L’Equipe, e cila ka shpjeguar ndër të tjera edhe emrat që pritet ta zëvendësojnë. Bayerni po mendon aktualisht për tre emra, ku bie në sy sulmuesi i Chelsea, Romelu Lukaku.

Megjithatë, belgu nuk është alternativa e vetme, pasi në rast se dështon një marrëveshje me lojtarin e Chelsea, bavarezët do të provojnë për Christopher Nkunku të Leipzig. Alternativa tjetër sakaq është sulmuesi i Leverkusen, Patrick Schick. /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook