Largimi i Maldinit rrit fuqinë e Piolit, tekniku do të vendosë merkaton e Milanit

Milani është gati për të nisur një cikël të ri. Me largimin e Maldinit dhe Massaras, klubi kuqezi do të riformatojë anën teknike në prag të sesionit të ri të merkatos së futbollistëve.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, trajneri Stefano Pioli, që është konfirmuar nga drejtuesit e klubit në detyrë, mund të ketë më shumë fuqi në zgjedhjen e lojtarëve, duke i përfshirë më shumë në merkaton që do të bëjë klubi.

Duket se drejtuesit e Milanit synojnë që ti japin teknikut një rol të rëndësishëm në merkato, ashtu siç ndodh në Angli, ku do të jetë Pioli ai që do të zgjedhë dhe do të thotë fjalën e fundit për afrimin e lojtarëve të rinj. / Oversport.tv