Largimi i Martinit, Teuta zgjedh Arapin e Starovën

 

Teuta ka vendosur edhe për trajnerin e ri pas largimit të Edi Martinit. Renato Arapi do të rikthehet pas katër javësh, por këtë herë me një ekspert në krah.

Sulejman Starova do të jetë sërish në rolin e drejtorit teknik, ndërkohë që Arapi do të ketë si ndihmës Bledar Hodon dhe Vangjel Milen.

Arapi e merr drejtimin e Teutës pas katër humbjesh radhazi. Ai kishte qenë në krye të skuadrës për tri javë dhe barazoi me Kukesin e Vllazninë, si dhe fitoi me Dinamon. / oversport.tv