Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi deklaroi se Kylian Mbappe nuk do të largohet verën e ardhshme si një lojtar i lirë. Çmimi që është vendosur për yllin francez nga presidenti është rreth 200 milionë euro.
Si gjithmonë, Real Madrid është i interesuar për të pasur në ekip sulmuesin 24-vjeçar dhe mund të bëjë një ofertë për të. Por nuk janë vetëm madrilenët të interesuar, pasi Liverpool po ndjek me vëmendje Kylian Mbappe.
Lamtumira e mundshme e yllit francez, e çon PSG-në tek Napoli. Sipas mediave italiane, kampionët e Francës po projektojnë Victor Osimhen si zëvendësuesin ideal të numrit 7-të të ekipit.
Shuma që kërkon presidenti i Napolit për bomberin nigerian është 180 milionë euro. Paris Saint-Germain shpreson të arrijë një marrëveshje me kampionët e Italisë për të ulur disi këtë shumë. /oversport.tv
Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook