Ajax mund të humbasë në zero dy elementë të rëndësishëm si Noussair Mazraoui dhe Andre Onana. Ndërkohë, drejtuesi i klubit, Edëin van der Sar deklaroi se ata po bëjnë një përpjekje të fundit për t’i mbajtur lojtarët.
Gjatë një intervistë për Het Parool, legjenda e portës holandeze tha se largimi i lojtarëve cilësor me parametër zero është një kërcënim për klubin. Sipas tij në projektin afatgjatë, largime të tilla e shkatërrojnë ekipin.
“Nëse largimi me paramtetër zero bëhet një trend, është një kërcënim për Ajax. Ne duam që trajneri të fitojë dhe të shkojë sa më larg në Evropë, por për ta bërë këtë gjë ai ka nevojë për lojtarë të mirë.
Ne mendojmë për këtë në një afat të shkurtër, megjithatë, duhet të mbrojmë klubin në afat të gjatë. Ndoshta në disa raste duhet të kemi një qasje më parimore sesa kemi pasur deri tani. Në disa negociata ne kemi humbur shumë kohë.
Mazraoui? Duam që ai të qëndrojë me ne, por jemi në fund të dhjetorit, kështu që ju e dini se çfarë do të ndodhë”. /oversport.tv