Largimi i Onanës nuk sjell vetëm 1 zëvendësues, por dy! Zbuloni emrat e tyre

Me largimin thuajse të sigurt të Andre Onanas këtë verë drejt Manchester United, Interi nuk po mendon tashmë për një zëvendësues të portierit kamerunas, por dy të tillë.

Siç raporton “Sportmediaset”, zikaltrit mund të bëjnë një goditje të dyfishte për Yann Sommer dhe Anatolij Trubin. Negociatat me portierin e Bayern Munchen nuk kanë nisur ende, por kjo nuk thuhet për portierin e Shakhtar Donetsk.

Raportohet se ditën e djeshme, agjenti i portierit 21-vjeçar ka qenë në zyrat e Interit duke biseduar rreth portierit. Ditët në vijim mbetet per t’u parë se cila do të jetë goditja e radhës në merkato nga zikaltrit pas Davide Frattesit. /oversport.tv