Largimi i Andre Onanës drejt Manchester United këtë verë, mund të ndryshojë të ardhmen e Samir Handanovic. Portieri slloven mund të rinovojë edhe për një vit me Interin, për të qenë në krah të portierit që do të zëvendësojë kamerunasin.
Profilet e përmendura pak ditë më parë që mund të zëvendësojnë Onanën janë Lloris, Navas dhe Sommer, por tashmë në skenë ka dalë dhe një emër i ri. Bëhet fjalë për portierin ukrainas, Anatoliy Trubin.
Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, gardiani i Shakhtar Donetsk mund të jetë pasardhësi i Onanës tek Interi. Për të pasur shërbimet e 21-vjeçarit ukrainas, zikaltrit duhet të paguajnë të paktën 10 milionë euro.
Një shumë e përballueshme kjo në rast se Onana do të shitet tek Manchester United këtë verë për shifrën e lartë prej 60 milionë euro. /oversport.tv