Largimi i Tonalit liron numrin 8, ja cili lojtar e merr këtë numër tek Milani

Lamtumira e Sandro Tonalit drejt Newcastle United, bën që një lojtar të marrë numrin e tij tek Milani. Numri 8 i cili mbahej nga mesfushori italian në fanellën kuqezi, tashmë do të jetë në dispozicion të blerjes së re.

Ruben Loftus-Cheek i cili u bë lojtari i Milanit pak ditë më parë, do të mbajë tashmë numrin 8 në fanellë. Kjo është bërë e ditur nga vetë klubi kuqezi në rrjetet sociale, ku shfaqet mesfushori anglez me fanellën e ekipit.

Përveçse është mbajtur nga Sandro Tonali prej vitit 2020 deri në 2023, numri tetë në fanellën e Milanit është mbajtur dhe nga legjenda si Gennaro Gattuso, Carlo Ancelotti dhe Frank Rijkaard. /oversport.tv

Foto: AC Milan, Facebook