Largimi i Zaniolos thuajse i kryer, Roma gjen zëvendësuesin në Serie A

Roma mund të humbasë së shpejti sulmuesin e tyre italian, Nicolo Zaniolo, i cili pritet të transferohet në Premier League. Verdhekuqtë nuk humbasin kohë dhe duket se kanë gjetur zëvendësuesin e 23-vjeçarit.

Sipas “Calciomercato”, në radarët e Romës është vënë sulmuesi i Udineses, Gerard Deulofeu. Spanjolli shikohet nga drejtuesit e kryeqytetasve dhe tekniku Jose Mourinho si zëvendësuesi i Zaniolos në “Olimpico”.

Vlera e operacionit Deulofeu raportohet të jetë në shumën e 10 milionë eurove që do të shkojnë në arkat e klubit bardhezi. 28-vjeçari në 15 paraqitje për Udinesen në Serie A, ka shënuar dy gola dhe ka asistuar 6 herë. /oversport.tv