Largohet Felipe Melo, Palmeiras përshëndet legjendën e saj

Pas katër sezoneve dhe shumë trofeve të fituar, më i fundit Kupa Libertadores, ka ardhur përshëndetja përfundimtare mes Felipe Melos dhe Palmeirasit.

Mesfushori brazilian, që ka luajtur edhe në Serie A me Fiorentinën, Interin dhe Juventusin, ka një kontratë që skadon në javët e ardhshme, por klubi ka vendosur që të mos rinovojë. Ka qenë vetë klubi brazilian që përmes një deklarate zyrtare ka njoftuar ndarjen, duke i uruar suksese në të ardhmen lojtarit.

“Felipe, kur erdhe në janar të vitit 2017, the se doje të bëheshe idhulli i Palmeirasit dhe të fitojë tituj të rëndësishëm. 5 vite më pas, nëse sheh mbrapa ke fituar kampionatin brazilian 2018, kampionatin Paulista 2020, Kupën e Brazilit 2020 dhe Kupën Libertadores 2020 dhe 2021. Mision i përmbushur.

Largimi nga Palmeiras nuk është fundi i karrierës tënde, por fillimi i përjetësisë. Felipe ke shkruar historinë në klubin më të madh të Brazilit”, shkruhet mes të tjerash në njoftimin e klubit. / Oversport.tv