Pas një sezoni në Turqi, Juan Mata nuk do të jetë më pjesë e Galatasaray. Largimin e mesfushorit spanjoll e ka zyrtarizuar vetë klubi turk përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Faleminderit Juan Mata, për përpjekjet dhe kontributin tuaj me fanellën e Galatasaray! Ju urojmë shumë suksese në karrierën tuaj të ardhshme, profesor!”. – shkruan Galatasaray për 35-vjeçarin.
Juan Mata u paraqit 16 herë për Galatasarayn në kampionat duke arritur të realizojë 3 gola dhe u shpall kampion i Turqisë në sezonin e parë dhe të fundit me ta. /oversport.tv
Galatasaray formasıyla vermiş olduğun emek ve katkılardan dolayı teşekkürler Mata! 💛❤️
Bundan sonraki kariyerinde başarılar diliyoruz Profesör! 🤜🤛 pic.twitter.com/gjDmpNwZWY
— #ŞampiyonGalatasaray 🏆 (@GalatasaraySK) July 1, 2023
Foto: #ŞampiyonGalatasaray, Twitter