Latifi shqetësimi i madh te Vllaznia, luftë me kohën para Egnatias

Vllaznia luan të hënën kundër Egnatias në Rrogozhinë dhe trajnerit Thomas Brdaric i kthehen dy lojtarët e pezulluar, që munguan kundër Tiranës.

Kapiteni Erdenis Gurishta dhe mesfushori Zinedin Mustedanagic janë të gatshëm për duelin e së hënës, ndërsa ai që shqetëson është Liridon Latifi.

Sulmuesi anësor pësoi një dëmtim në duelin kundër Tiranës dhe gjatë këtyre ditëve është lënë pushim.

Stafi mjekësor i Vllaznisë po bën maksimumin që ta rikuperojë në kohë Latifin dhe të jetë në fushë në ndeshjen kundër Egnatias, që është shumë e rëndësishme për kuqezblutë. / oversport.tv