Jo vetëm rinovimi i Lautaro Martinez, por Inter ka në plan të rinovojë kontratat edhe të futbollistëve të tjerë të rëndësishëm të ekipit. Pas sulmuesit Martinez, radhën për rinovimin e kontratës e ka mesfushori kroat Marcelo Brozoviҫ.
Së shpejti, palët do të nisin takimet për rinovimin: kroati përfiton për momentin 3,5 milionë Euro dhe pas rinovimit do të përfitojë 4,5-5 milionë Euro në sezon.
Pas Brozoviҫ është rradha e Nicolo Barella: aktualisht përfiton 2,5 milionë Euro dhe flitet të arrijë të përfitojë 4,5 milionë Euro me kontratën e re. Ideja e klubit është që Barella të bëhet kapiteni i ardhshëm i Interit.