Lautaro Martinez siguron tifozët e Interit: Një tjetër vit bashkë

Lautaro Martinez duket se nuk ka as edhe dyshimin më të vogël për të ardhmen e tij. Ylli argjentinas do të vazhdojë karrierën e tij me zikaltrit të paktën edhe sezonin e ardhshëm.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Lautaro Martinez. Në Instagram, Interi publikoi një fotografi të Lautaros, ndërsa e shoqëroi me shkrimin se sezoni i rri i Serie A është më pak se një muaj larg nga starti.

Ndërkohë që po në të njëjtin post ka komentuar edhe Lautaro Martinez. “Mungon dhe pak, një tjetër vit së bashku! Forca Inter”. Këto ishin fjalët e yllit argjentinas që nuk i lënë vend aspak thashethemeve për të ardhmen e tij. /oversport.tv