Lautaro: Na duhej kjo fitore, pas Bolognas të gjithë bashkë bëmë një pakt

“Tre pikë të fituara me vuajtje, me forcë. Donim të bënim një ndeshje të tillë kundër një skuadre të fortë dhe agresive si Udinese. Jemi të kënaqur sepse jemi akoma aty, në garën për titull”, ka thënë Lautaro Martinez për “DAZN”, pasi fitores 2-1 të Interit në Udine.

“Kishte presion pas fitores së Milanit? Jo, duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës dhe ta fitojmë atë. Këtë duhet të bëjmë. Pas humbjes në Bologna thamë se duhet të jemi një grup i bashkuar, jemi të gjithë bashkë dhe synojmë të njëjtin objektiv.

Mungojnë edhe 3 ndeshje deri në fund të kampionatit. Nuk e di kush është favorit: ata janë në krye, ndërsa ne duhet të rikuperojmë. Mendojmë vetëm për veten, sepse jemi ne që kemi humbur pikë të rëndësishme”, ka thënë sulmuesi argjentinas i Interit. / Oversport.tv