Lautaro në superformë, por ka sulmues të tjerë që kanë shënuar më shumë në vitin 2023

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez po tregon se është një nga lojtarët më në formë të vitit 2023: me dygolëshin e shënuar në finalen e Kupës së Italisë përballë Fiorentinës, argjentinasi është ngjitur në kuotën e 19 golave në këtë vit kalendarik.

Por gjithsesi “Toro” nuk është i pari në këtë renditje speciale, sepse më mirë se ai në Europë kanë bërë 4 lojtarë të tjera dhe ai që qëndron i pari në renditje është një bomber me të cilin sulmuesi do të përballet në finalen e Champions League.

Ja kush është renditje e golashënuesve më të mirë në këtë vit kalendarik (2023) në 5 ligat më të rëndësishme të kontinentit europian:

ERLING HAALAND (Manchester City)-Sulmuesi ka shënuar 25 gola në vitin 2023 në 30 ndeshje të luajtura.

KARIM BENZEMA (Real Madrid) – Francezi ka shënuar 21 gola në 28 ndeshje të luajtura.

KYLIAN MBAPPE’ (Psg)- Ylli i PSG-së ka shënuar 20 gola në 20 ndeshje që ka luajtur në vitin 2023.

ALEXANDRE LACAZETTE (Lyon) – Sulmuesi ka shënuar 20 gola në 21 ndeshje të luajtura në vitin 2023.

LAUTARO MARTINEZ (Inter) – Argjentinasi ka shënuar 19 gola në 33 ndeshje të luajtura. / Oversport.tv