Lautaro titullar në sulmin zikaltër, e diela e Serie A nis me Sampdoria-Inter në Oversport 1

Sampdoria-Inter do të jetë sfida e parë e ditës së sotme në Serie A, që do të transmetohet Live në kanalin Oversport 1 në orën 12.30.

Sampdoria është në kërkim të fitores së parë në kampionat, pasi në dy javët e para ka grumbulluar vetëm një pikë. Në kampin vendas ka entuziazëm për debutimin e sulmuesit Ciccio Caputo, që erdhi nga Sassuolo në orët e fundit të merkatos. Titullar edhe Candreva, që kundër Interit luan ndeshjen e 400 në Serie A.

Interi kërkon që të vazhdojë serinë e fitoreve, pas sukseseve ndaj Genoas dhe Veronas në 2 javët e para të kampionatit. Në takimin e sotëm do të mungojë Bastoni dhe në vend të tij do të luajë Dimarco.

Nuk do të ketë turnover në sulm, Lautaro- Dzeko do të jetë dyshja e repartit të avancuar, ndërsa Sensi dhe Correa do të qëndrojnë në pankinë. Mes të grumbulluarve është rikthyer edhe Sanchez, për herë të parë në këtë sezon.

Formacionet e mundhshme:

Sampdoria (4-4-2): Audero; Bereszynski, Yoshida, Colley, Augello; Candreva, Thorsby, Ekdal, Damsgaard; Caputo, Quagliarella.

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Dimarco; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro, Dzeko.