Lautaro Martinez firmosi sot kontratën e re me Interin, ndërkohë që drejtuesit e klubit po punojnë për të konkretizuar marrëveshjet edhe me dy lojtarë të tjerë.
Nicolo Barella mund të rinovojë javën e ardhshme, deri më 30 qershor 2026. Për mesfushorin, i cili është titullar edhe tek Italia, do të ketë një rritje page në 5 milion euro.
Sigurisht nuk do të mungojnë as bonuse në marrëveshjen e re. Lojtari tjetër me te cilin janë në bisedime të avancuara është mbrojtësi i majtë, Federico Dimarco.
Edhe për të është gati një kontratë deri më 30 qershor 2026, me mbrojtësin që do të përfitojë 1.5 milion euro plus bonuse. Së shpejti priten konkretizimet e marrëveshjeve. / oversport.tv
After #LautaroMartinez’s contract extension #Inter are planning Nicolò #Barella and Federico #Dimarco renewals until 2026. Advanced talks. For the midfielder ready a new salary by €5M/year + add-ons, while the left fullback will earn €1,5M/year + bonus. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) October 28, 2021