Laver Cup: Dominon skuadra Europa, kryeson 11-1 përballë skuadrës së Botës

Falë fitoreve të Medvedev, Zverev dhe Tsitsipas (që ka fituar edhe ndeshjen dyshe, në çift me Rublev), skuadra e Europës thellon avantazhin në Kupën Laver, duke kryesuar 11-1 kundër skuadrës së Botës, që drejtohet nga John McEnroe.

Skuadrës europiane që drejtohet nga Bjorn Borg i mungon edhe një fitore që të arrijë suksesin e katërt në po aq edicione të zhvilluara të këtij turneu.

Edhe në ditën e dytë të Kupës Laver, që zhvillohet në Boston, skuadra europiane ka dominuar përballë skuadrës së Botës.

Fitoret e Daniil Medvedev, Stefanos Tsitsipas dhe Alexander Zverev kanë sjellë secila 2 pikë në rezultatin e përgjithshëm, që tashmë është 11-1.

Skuadrës së kontinentit të vjetër i mungojnë edhe 2 pikë, që të fitojë për herë të katërt radhazi këtë kompeticion. Sot luhen ndeshjet e fundit të turneut të tenisit Laver Cup. / oversport.tv