Lazio autokritikë ndaj Genoa, fiton me “tris” dhe kap Juventusin

Lazio ka reaguar pas humbjes kundër Sassuolo. Djemtë e Maurizio Sarri kanë bërë autokritikë kundër skuadrës së Genoa, duke fituar me rezultatin 3-1 dhe barazojnë Juventusin dhe Romën që numërojnë nga 28 pikë.

Lazio kishte kontrollin e lojës dhe fitorja ishte detyrim për të. Një gabim i Genoa në mbrojtje pas mesit të pjesës së parë u shfrytëzua prej tyre dhe Pedro nuk fali, duke e dërguar topin në rrjetë.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Genoa në pjesën e dytë u mundua të reagonte dhe krijoi disa raste të rrezikshme, por Acerbi pas një goditjeje dënimi e çoi topin me kokë në rrjetë në minutën e 75-të.

Shumë shpejt Lazio realizoi edhe golin e tretë, këtë herë me anë të Zaccagni. Me shifrat 3-0 Genoa as në ëndrrën më të bukur nuk e mendonte marrjen e ndonjë pike.

Gjithsesi me anë të Melegoni shënoi një gol nderi, por mbetet në një situatë shumë të vështirë, pasi ka humbur 5 nga 6 ndeshjet e fundit dhe renditet e parafundit me vetëm 10 pikë.

SERIE A – JAVA 18
Lazio-Genoa 3-1
Shënues:
Pedro 36’, Acerbi 75’, Zaccagni 81’ / Melegoni 86’

/ oversport.tv