Lazio bëhet aktive në merkato, gati dy përforcimet e para për Sarrin

“Merkato e Lazios do të fillojë tani!” Kështu shprehet Claudio Lotito në një intervistë, i pyetur nga mediat se pse klubi kryeqytetas nuk ka bërë ende asnjë lëvizje për të përforcuar skuadrën e drejtuar nga Maurizio Sarri. Dhe mesa duket lëvizjet e para kanë ardhur.

Sipas mediave italiane, klubi lacial ka arritur marrëveshje me dy lojtarë. Zeki Amdouni, sulmuesi zvicerian që aktivizohet te Basel ka rënë dakord për të vazhduar karrierën e tij në Serie A.

Për të një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Lazion deri në vitin 2028, ndërsa do të përfitojë 2 milionë euro në sezon. Nga ana tjetër, Baseli do të përfitojë rreth 15 milionë euro nga shitja e sulmuesit të talentuar.

Emri tjetër që do të tranaferohet në kryeqytet është ai i Milos Kerkez. Pasi AZ Alkmaar është e gatshme ta lejë lojtarin në formë huazimi me detyrim blerje.  3 milionë euro fillimisht për huazimin e më pas 11 për blerjen përfundimtare do të paguajë Lazio për mbrojtësin e majtë, që do të shtojë më shumë konkurrencën ndaj Elseid Hysaj. /oversport.tv